Futbolli pas pandemisë: 5 zëvendësime dhe me VAR, Rizzoli zbulon sekretet

schedule12:22 - 7 Maj, 2020

schedule 12:22 - 7 Maj, 2020

Futbolli pritet të rikthehet, por me gjasa do të ketë rregulla të reja që lidhen me VAR dhe zëvendësimet, që nga tre do të bëhen pesë, sigurisht kjo do të jetë preferenciale. FIFA është gati ta pranojë propozimin dhe këtë e thotë Nicola Rizzoli, disenjatori i arbitrave në Itali.

“Mendoj se FIFA ka ndërmend të lejojë pesë zëvendësime. Në një fazë të sezonit, me shumë lojëra njëra pas tjetrës dhe me temperatura të larta, do të duhet që të gjithë të bëjmë një hap përpara për të ndihmuar njëri-tjetrin”, shprehet Rizzoli për Sky Sport.

Më tej ai thekson se do të duhet të respektohen disa rregulla të distancimit shoqëror: “Duhet të sillemi ndryshe për të shmangur rreziqet. Na duhet një hap në aspektin e kulturës, që shpresoj të jetë pozitiv për të gjithë. Jemi duke punuar me UEFA-n dhe ligat e tjera për të përcaktuar kodin e sjelljes”.

Plani është që të mos lejohet: dhënia e duarve, të pështysh dhe të ndërrosh fanellën me kundërshtarin. Një tjetër temë e rëndësishme është VAR-i, që fillimisht u mendua se nuk do të aplikohej në pjesën e mbetur të sezonit.

Rizzoli zbulon ndryshimin që do të ndodhë.  “Po punojmë për të zvogëluar rrezikun në minimum, pasi zakonisht ka katër persona në dhomën e VAR. Ajo shifër do reduktohet në tre dhe të gjithë do të jenë të veshur me maska dhe doreza”, përfundon Nicola Rizzoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!