Një lajm tronditës vjen nga Mostari. Një tragjedi e madhe në sportin e Bosnjë Hercegovinës pasi futbollisti 27 vjeçar Karim Gazzetta kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm.
Lajmin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, HNK Ljudevit Maric.
Gazzetta u vetëvra duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në rrugën Kneza Viseslava. Mëngjesin e sotëm, policia e Mostarit ka kryer hetim në vendin e incidentit.
Futbollisti 27-vjeçar zviceran që u transferua nga Xamax në korrik dhe ardhja e tij në Bosnje Hercegovinë është angazhimi i tij i parë jashtë shtetit të tij sepse karrierën e ka ndërtuar në Zvicër.
Këtë sezon, Gazzetta luajti vetëm një ndeshje për Zrinjski në Premier League, dhe më pas u përball me një dëmtim që e mbajti atë jashtë për pjesën tjetër të gjysmësezonit.
Zvicerani mbërriti në Bosnje-Hercegovinë si një përforcim i madh, por mbërriti i lënduar, ndaj priti tetorin për paraqitjen e tij të parë. Trajneri i Zrinjskit, Sergej Jakirovic, theksoi se bëhet fjalë për një futbollist jashtëzakonisht të talentuar, por sapo u shërua nga dëmtimi, përjetoi një të ri dhe për të kishte përfunduar gjysmësezoni.
Më shumë informacione për tragjedinë e madhe do të dihen së shpejti, ndërsa pritet edhe reagimi i klubit që është kampion aktual i kampionatit boshnjak.
Gazzetta dikur konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit zviceran. Ai luajti për të gjitha kombëtaret e të rinjve të Zvicrës.
Ai e filloi karrierën e tij në Servette, dhe gjithashtu luajti për Winterthur, Lozanne dhe Xamax./ h.ll/abcnews.al