Futbolli në zi, shuhet legjenda e Francës dhe Saint-Etienne

schedule08:24 - 28 Prill, 2020

schedule 08:24 - 28 Prill, 2020

Ndahet nga jetë një legjendë e klubit francez te Saint-Etienne. Robert Herbin, trajneri që e çoi klubin francez në finalen e Champions League (quhej European Cup në vitin 1976) , ka vdekur mbrëmjen e djeshme në moshën 81-vjeçare. Lajmin e ka dhënë gazetari i njohur francez, Jacques Vendroux.

“Robert Herbin vdiq këtë mbrëmje në spitali verior të Saint Etienne. Vëllai dhe motrat e tij donin që unë t’ua njoftoja zyrtarisht diçka të tillë. Ne mendojmë për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij. Bota e futbollit është në zi”, shkruan Vendroux në llogarinë e tij në “Twitter”.

Herbin numëron më shumë se 400 ndeshje me Saint-Etienne, një nga klubet më të mëdha në Francë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Francës, që shkoi në gjysmëfinale të Europianit të vitit 1960.

Robert drejtoi më pas me sukses si trajner Saint-Etienne, skuadër ë fitoi edhe titullin kampion me të në krye. 11 vite radhazi në krye të klubit francez, 1972-1983. Më pas drejtoi edhe skuadra si Lyon, Al Nasr, Strasbourg dhe Red Star Saint-Ouen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!