Futbolli në zi, ndahet nga jeta trajneri atletik i Tottenham, ka qenë dikur edhe pjesë e Juves

schedule15:56 - 6 Tetor, 2022

schedule 15:56 - 6 Tetor, 2022

Gian Piero Ventrone është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Napoli.

Trajneri atletik i Tottenham vuante nga leuçemia fulminante dhe kjo sëmundje i mori jetën në moshën 62-vjeçare. Ventrone ka qenë dikur pjesë e stafit teknik të Juventusit në periudhat kur drejtohej ngha Lippi dhe Antonio Conte. I ndjeri ka qenë një përgatitës atletik i jashtëzakonshëm për ekipet ku ka marrë pjesë, ku madje kishte nofkën “marinsi ushtarak”.

Antonio Conte nuk e ka pritur mirë këtë lajm të hidhur, ku ai sot ka ndërprerë konferencën për shtyp që ishte planifikuar sot në prag të ndeshjes ndaj Brighton në Premier League. Tottenham ka bërë me dije se Conte është shumë i tronditur nga ky lajm dhe nuk ishte në gjendje të bënte këtë konferencë, shkruan abcnews.al.

Gjithashtu klubi i Tottenham ka reaguar: “Jemi të shkatërruar nga ky lajm, ku njoftojmë vdekjen e trajnerit të atletikës Gian Piero Ventrone. Të gjithëve ne si klub do të na mungojë shumë dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment trishtimi”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!