Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të problemeve në zemër Gerard Houllier, ish-trajneri i Liverpool, kombëtares së Francës dhe një sërë klubesh të Premier League dhe jo vetëm.
We are mourning the passing of our treble-winning manager, Gerard Houllier.
The thoughts of everyone at Liverpool Football Club are with Gerard’s family and many friends.
Rest in peace, Gerard Houllier 1947-2020. pic.twitter.com/isHGXIfe5E
— Liverpool FC (@LFC) December 14, 2020
Së fundmi ai i ishte nënshtruar një operacioni në zemër, që në fund nuk mundi ta shpëtojë. Ai ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare. Liverpool ishte klubi, që i dha më shumë suksese francezit, teksa në vitin 2001 ishte fitues i plot pesë trofeve me The Reds, mes tyre edhe Kupën Uefa.
Ai qëndroi plot gjashtë vite te Liverpool në periudhën 1998-2004. Në lidhje me ndarjen e tij nga jeta reagoi edhe klubi i Liverpool që shkruan: “Vajtojmë sot vdekjen e ish-trajnerit tonë të tripletës, Gerard Houllier.
Mendimet e të gjithëve në klubin e Liverpool janë me familjen e Gerard dhe miqtë e shumtë të tij.Pusho në paqe! Gerard Houllier 1947-2020. /abcnews.al

