Ish-kapiteni i Brazilit në Kupën e Botës së vitit 1974, Marinho Perez Ulibari, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga pneumonia.
Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës dhe i Santos, u shtrua në spital një muaj më parë dhe sipas asaj që bashkëshortja e tij raportoi në rrjetet sociale, braziliani i kaloi tetë ditët e fundit të jetës i intubuar.
Ulibari mbërriti në Spanjë në kulmin e karrierës së tij, në moshën 27-vjeçare pasi luajti në Botërorin e Gjermanisë si kapiten i kombëtares së Brazilit./h.ll/abcnews.al