Futbolli në Argjentinë nuk ndalon për Maradonën, tërbohet Carlos Tevez

schedule20:40 - 28 Nëntor, 2020

schedule 20:40 - 28 Nëntor, 2020

Diego Armando Maradona ka qenë, është dhe do të mbetet idhulli dhe krenari e popullit argjentinas. Vdekja e tij i ka trishtuar të gjithë, teksa autoritetet shtetërore vendosën të shpallnin tre ditë zie për yllin e futbollit.

Federata e Futbollit të vendit latin, ka marrë vendim që sfidat e kampionatit në fundjavë do të luhen. Carlos Tevez nuk e ka pritur mirë një gjë të tillë dhe ka theksuar se nuk do të zbresë në fushë me Boca Juniors.

Sulmuesi i njohur ka pasur një lidhje të veçantë me “El Diez” dhe nuk e sheh aspak të arsyeshme të luhet këto ditë. Të njëjtin mendim kanë edhe te Gimnasia La Plata, ekip që drejtohej nga Diego Maradona.

Këta të fundit luajnë sonte në shtëpi (ora 23:20) ndaj Velez Sarsfield, takim të cilin nuk duan dhe s’kanë aspak ndërmend ta luajnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!