Lajm i rëndësishëm nga Anglia. Qeveria ka dhënë lajmin që të gjithë lojtarët dhe trajnerët po prisnin. Leja për stërvitjen kolektive është dhënë dhe ky është një sinjal i mirë për rifillimin e futbollit në ishull.
Skuadrat mund t’i rikthehen normaliteti në vijim, duke kryer stërvitje të plota. Tani vazhdon puna serioze për kapjen e formës fizike dhe për të qenë gati për rifillimin e Premier League.
Kampionati pritet të rinisë në 19 qershor, por nuk ka dakordësi rreth kësaj date. Klube të ndryshme duan edhe më shumë kohë për t’u përgatitur dhe shpresojnë që rikthimi në fushë të ndodhë në ditët e fundit të qershorit. /abcneës.al