Mbrëmje fantastike për kuqezinjtë. Shpresat fituan 1-5 në Austri në eliminatoret e Euro 2021, ndërsa kombëtarja e madhe triumfoi 0-2 në Minsk përballë Bjellorusisë vendase.
Kreu i FSHF-së, Armand Duka ndihet i lumtur dhe e cilëson si një ditë të madhe 4 shtatorin, një datë ku 16 vite më parë realizonim fitoren legjendare 2-1 përballë Greqisë në një “Qemal Stafa” të tejmbushuar prej tifozëve të ardhur nga të gjithë trevat shqiptare në Nations League.
“Ditë e madhe për futbollin shqiptar! Kombëtarja shpërthen në Minsk, duke e nisur me triumf Nations League. Një fitore mese e merituar 0-2.
Bashkë me suksesin historik të ekipit Kombëtar U21 me rezultatin 1-5 në Austri, janë dy rezultate që e rikthejnë 4 shtatorin përsëri në një datë për t’u mbajtur mend.
Futbolli sërish na bën krenarë si komb! Është një moment që duhet ta shijojmë të gjithë, duke shikuar vetëm përpara.
Faleminderit djem kuqezi (Kombëtare & Shpresa), faleminderit të gjithëve për mbështetjen!“, shkruan kreu i futbollit shqiptar. /abcnews.al