Java e tetë e kampionatit të futbollit të vajzave uli siparin pasditen e sotme me dy sfidat Apolonia – Vllaznia dhe Teuta – Tirana. Kampionet në fuqi mposhtën Apoloninë me rezultatin 0-2, ndërsa Tirana barazoi me Teutën 3-3 në sfidën e luajtur në Durrës.

Në sfidat e tjera të luajtura sot, Egnatia mundi Lushnjen në shtëpi me shifrat 6-0. Ndërkaq, sfida Kinostudio – Gramshi u mbyll me fitoren 0-1 të gramshioteve.

Me një rezultat shumë të thellë fitoi edhe Partizani ndaj Laçit, duke i shënuar 10 gola kundrejt asnjë goli të laçjaneve në takimin e luajtur dje.

Rezultatet e javës së 8-të të kampionatit të vajzave

Partizani 10-0 Laçi

Egnatia 6-0 Lushnja

Kinostudio 0-1 Gramshi

Apolonia 0-2 Vllaznia

Teuta 3-3 Tirana