Futbolli dibran në zi, COVID-19 mposht ish-futbollistin e Korabit

schedule12:28 - 15 Nëntor, 2020

schedule 12:28 - 15 Nëntor, 2020

Albert Kaba, ish-lojtari i Korabit, është ndarë nga jeta. Dibranët e kanë njoftuar diçka të tillë në rrjetet sociale dhe sikurse kuptohet, ai ka luajtur edhe për Korabin e Dibrës së Madhe, që garon në Maqedoninë e Veriut.

Kaba ishte prekur nga COVID-19 dhe nuk ia ka dalë të mbijetojë. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Korabit, Albert Kaba duke humbur kështu betejën ndaj virusit vdekjeprurës”, shkruan klubi dibran.

“Berti ishte pjesë e familjes bardhekuqe për disa vite por do të mbahet mend si një iAlbert konë e futbollit Dibran pasi është gjetur gjithmonë pranë skuadrave të vendlindjes duke dhënë kontributin e tij në të gjitha mënyrat!

Gjendemi pranë familjes Kaba në këto momente të vështira dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, përfundon postimi i bërë nga klubi i Korabit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!