Futbolli bëhet “pis”, serbi i APOEL refuzon të luajë në Kosovë

schedule16:30 - 25 Gusht, 2020

schedule 16:30 - 25 Gusht, 2020

Vujadin Savic, mbrojtësi serb i APOEL, refuzon të luajë në Europa League kundër Gjilanit. Shtatlarti ka probleme me klubin e tij, për shkak se nuk pranon të ulë pagën. Në dy ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar dhe pritet që të veprojë njëlloj edhe kundër skuadrës së Gentian Mezanit.

Paga është arsyeja e parë, por Savic nuk ndalet me kaq dhe shfrytëzon problemin kryesor për të shfaqur edhe nacionalizmin e tij. “Arsyeja e parë janë paratë, tjetra është se unë isha na karantinë për 24 ditë për shkak të koronavirusit dhe nuk jam akoma 100 gati fizikisht.

Sa i takon ndeshjes me klubin e shtetit të ashtuquajtur Kosovë, është e qartë që nuk ka asnjë shans që ata të më bënin të udhëtoja atje dhe të luaja kundër tyre. Kjo do të thoshte se do ta pranoja dhe ta mbështesja atë histori artificiale, automatikisht. Kjo është e padiskutueshme”, shprehet ish-kapiteni i Crvena Zvezda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!