Futbolli 9×9/ Hidhet shorti i FSHF Cup, njihuni me çiftet e turit të parë

schedule16:36 - 14 Shtator, 2024

schedule 16:36 - 14 Shtator, 2024

Pas kampionatit të Sunday League, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur edhe shorti i FSHF Cup, kompeticioni i futbollit amator 9×9 që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin amator.

Ky është edicion i pestë i turneut, që organizohet nën kujdesin e Drejtorisë së Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa turi i parë ka përcaktuar disa përballje interesante.

Në raundin paraeliminator skuadra fituese nga çifti AFA – Urban do të përballet në turin e parë me FB Passion, ndërsa ekipi fitues nga çifti Three Lions – Citizens do të ndeshjet me skuadrën e IMMI.

Ekipi që do të kalojë më tej nga dueli Tigres – Beralb do të ndeshet me Vila L, ndërsa skuadra fituese nga çifti Alpha Crossfit – Mallakastra do të përballet me ekipin Barrikada. /FSHF

Më poshtë edhe çiftet e turit të parë të FSHF Cup: