Futboll rruge, sirena dhe luftë: Kolarov zyrtarizohet ndryshe nga Interi

schedule14:57 - 8 Shtator, 2020

schedule 14:57 - 8 Shtator, 2020

Aleksandar Kolarov ka lënë Romën dhe do të jetë pjesë e Interit, pas marrëveshjeve të dy klubeve. Mbrojtësi i majtë serb ka nënshkruar dhe klubi zikaltër ka dalë edhe me njoftim. Një zyrtarizim ndryshe, teksa në njoftimin e bërë flitet për vitet kur Kolarov luante futboll dhe në Serbi ende luftohej.

“Ju kurrë nuk jeni mësuar me luftën, por me sirenat po. Ky është rasti i Aleksandar Kolarov dhe miqve të tij. Ata ishin 14 vjeç dhe jeta për të në Beograd ishte ndryshe nga ajo e bashkëmoshatarëve të tyre.

Shkolla të mbyllura, sirena kundër sulmit ajror, ndërsa ditët kalonin duke luajtur futboll në rrugë dhe duke pritur ulërimën e sirenës. Kjo u sfidua deri në një pikë të caktuar, nga këta djem që luanun deri në mesnatë. Pasion dhe fiksim, në sensin pozitive”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e Interit.

Mbyllja është interesante: “Ky është Kolarov, jo vetëm ai i goditjeve të lira që të gjithë i njihni”. Serbi tani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte dhe do të mundohet të ndihmojë Interin në arritjen e objektivave. Dhe nuk do të jetë e lehtë, duke parë rivalitetin e ashpër në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!