Futboll me persona të infektuar, hetohet çmenduria e spanjollëve

schedule12:58 - 19 Korrik, 2020

schedule 12:58 - 19 Korrik, 2020

“Ekip me lojtarë të infektuar vs ekip me lojtarë të pa infektuar”. Në Spanjë, në rajonin e Navarra, janë në kërkim disa persona që kanë tentuar të organizojnë një nga ndeshjet më të çuditshme të futbollit. Gjithçka ka nisur nga rrjetet sociale dhe në plan ndeshja është për t’u zhvilluar nesër.

Nga kjo ndeshje synimi ishte mbledhja e parave për bamirësi dhe do të përdoreshin pikërisht për luftën kundër koronavirusit. Pavarësisht këtij qëllimi, kemi të bëjmë me një vepër penale dhe njësia e krimit kibernetik po heton për të zbuluar organizatorët, që me veprimin e tyre do të rrisnin mundësinë e infektimit masiv me COVID-19.

Të shtunën, autoritetet në zonën e Navarra, konfirmuan se ka 40 raste me koronavirus në rajon. Në Spanjë ndeshjet e futbollit u ndalën nga 12 marsi, deri më 11 qershor. Momentalisht ndeshjet po luhen me dyer të mbyllura, pikërisht prej COVID-19. Spanja e ka vuajtur këtë situatë, pasi kanë vdekur gjatë pandemisë 28 mijë persona, ndërkohë që janë infektuar 260 mijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!