Rruga e amortizuar e Fushë-Mbretit, banorët: 30 vite asnjë investim, deputetët vijnë vetëm për vota

schedule14:43 - 20 Janar, 2020

schedule 14:43 - 20 Janar, 2020

Është vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit të Elbasanit, por infrastruktura në lagjen “Skëndërbej” apo siç njihet nga vendasit “Fushë Mbret” lë për të dëshiruar. Në këtë lagje jetojnë rreth 3 mijë banorë.

Të braktisur nga të gjitha pushtetet me qindra familje detyrohen të jetojnë çdo ditë mes baltës, pluhrit dhe plehrave. Të mërzitur nga mosmarrja e asnjë mase, ata tregojnë për “ABC News” sa sa herë ka zgjedhje marrin të njëjtin premtim, se rruga do të rikonstruktohet, por më pas gjithçka lihet në harresë.

“Jemi ankuar në Bashki, tek deputetët kur vijnë për votat, por nuk kanë bërë asgjë”, thotë një prej banorëve.

Qytetarët tregojnë se rruga nuk ka ndriçim dhe koshat e plehrave nuk dezifektohen.

“Plehrat që kemi aty kanë kaq vite që qëndrojnë, vetëm kazanat marrin një herë në javë”, shprehen banorët e lagjes “Skëndërbej”.

Të pyetur nga “ABC News”, zyrtarët e Bashkisë së Elbasanit thanë se investimi në këtë lagje nuk është bërë për shkak të mungesës së fondeve, por gjithsesi brenda 2020 punimet për këtë rrugë do të përfundojnë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!