Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të SPAK kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit.
“Blindimi” i Elbasanit vjen për shkak të një monitorimi të rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në këtë qark nga ana e agjentëve të BKH dhe SPAK, të cilët kanë mbështetjen edhe të OSBE, Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), si edhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Të gjitha këto struktura janë vendosur në gatishmëri të plotë për të kontrolluar çdo cenim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë, aktiviteti elektoral i të cilëve, si edhe i mbështetësve të tyre, po mbahet nën vëzhgim të rreptë në çdo moment.
Raportohet se në krye të grupit të monitorimit është prokurori Ols Dado. Grupi po ndjek në terren procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuar me pajisje me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.
BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.
Burime zyrtare nga prokuroria Elbasanit bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit./abcnews.al