Fushata zgjedhore, Balla: Partitë politike të mos fshehin asnjë shpenzim

schedule11:49 - 29 Janar, 2021

schedule 11:49 - 29 Janar, 2021

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka marrë sot pjesë në konferencën “Kostot e Demokracisë II”, në prag të nisjes së fushatës zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se “jemi këtu për të marrë angazhime në respektimin e plotë të kuadrit ligjor gjatë zgjedhjeve.”

Megjithatë, Balla theksoi se vë rë një prirje jo të të gjithë aktorëve për të qenë kontributorë në një situatë të tillë.

Taulant Balla tha po ashtu se është shumë krenar që Kuvendi arriti, siç u shpreh ai, që me konsensur të implementonte në legjislacion marrëveshjen e 5 qershorit.

Sipas tij, reforma aktuale zgjedhore ndoshta nuk është ajo që do të kishin pritur qytetarët por shtoi se është një hap i rëndësishëm për zgjedhje të lira më 25 prill. Balla u ndal edhe tek nevoja e rritjes së transparencës së financimit të fushatës zgjedhore si dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

“Besoj që jemi në rrugë të mbarë për të garantuar që në fund çdo parti të ketë një pasqyrë të qartë të çdo shpenzimi elektoral, pa shprehur asnjë emër apo kompani private që mund të ketë financuar…Do t’i adresojmë pjesën tjetër të rekomandimeve të ODIHR në parlamentin e ri.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!