Fushata presidenciale në SHBA/ Harris e Trump shkëmbejnë akuza

schedule13:27 - 4 Tetor, 2024

schedule 13:27 - 4 Tetor, 2024

“Donald Trump është një kërcënim i vërtetë për demokracinë”. Kandidatja demokrate per president Kamala Harris u shfaq krah për krah me republikanen Liz Cheney në një tubim në Uiskonsin, një nder shtetet kyçe që do ndikojnë në zgjedhjen e kreut të ri të shtëpisë së bardhë.

Ndërsa mbështetësit demokratë mbanin tabela ku shkruhej “Vendi mbi Parti”, Harris i tha turmës se “njerëzit e çdo partie duhet të qëndrojnë së bashku” për të ndaluar Trump,

“Unë e di që shumica dërrmuese prej nesh, pavarësisht nga partia politike, bien dakord se duhet t’i mbajmë të shenjta parimet themelore të Amerikës nga sundimi i ligjit, te zgjedhjet e lira dhe të ndershme deri tek transferimi paqësor i pushtetit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet ta shikojë vendin tonë përmes thjerrëzave të ngushta të ideologjisë, partiakëve apo interesave vetjake. Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk duhet ta shikojë vendin tonë si një instrument për ambiciet e veta.”

Liz Cheney, një nga antagonistët më të egër republikanë të Donald Trump, që shërbeu si kryetare e Konferencës Republikane të Dhomës nga 2019 deri në 202, pozicioni i tretë më i lartë në udhëheqjen republikane , deklaroi se do të votonte për harris.

“Unë ju them, nuk kam votuar kurrë për një demokrat. Por këtë vit, me krenari po e jap votën time për zëvendëspresidenten Kamala Harris,” tha Cheney para turmës në uisconsin.

Nga ana tjetër, kandidati republikan per president donald trump ishte ne michigan. “33 ditë nga tani, ne do të fitojmë shtetin e Miçiganit,” u tha donald Trump mbështetësve të tij.

“Gjatë katër viteve të fundit, Kamala Harris nuk ka bere asgjë përveç kaosit dhe vuajtjes për punëtorët amerikane me një inflacionin historik. Ajo e ka bërë jetën torturuese për punëtorët . Dhe tani i gjithë kombi ynë po e paguan çmimin.”

Dy kandidatët luftojnë për fitore në shtetet e fushëbetejës./abcnews.al