Fushata nisi, por debati publik vdiq/ Minxhozi: Debatet, përballje platformash. Berisha dhe Rama, mëkat mbyllja e karrierës pa një debat

schedule20:13 - 14 Prill, 2025

schedule 20:13 - 14 Prill, 2025

Analisti Skënder Minxhozi komentoi zhvillimet e fundit në kuadrin politik në valën e fushatës zgjedhore e cila ka nisur zyrtarisht. Sipas tij, kultura e debatit ka humbur dhe se në vendet europiane dhe në SHBA debati ka ndodhur gjithmonë. Minxhozi u shpreh më tej se dy politikanët më jetëgjatë Berisha dhe Rama ëstë mëkat të mbyllin karrierën politike pa një debat që t’i mbetet arkivës.

“Kultura e debatit ka humbur, kush ka qenë në qeverisje nuk e ka preferuar. Në cdo shtet europian, në SHBA debatin e kanë në thelb, brenda partisë debatohet dhe gjatë fushatës ka disa debate të dakortësuara. Kështu ka ndodhur gjithmonë.

Gjermania si dhe në Kanada që ka zgjedhje. Debati quhet si një rrethanë e shkëlqyer për votuesin që t’i shoh në kontakt të afërt platformat. Ne kemi shumë vite që zgjedhjet i kemi në votime sepse nuk kemi përballje idesh, plaformash. Përballjet në rrjete sociale nuk janë ballafaqime por përpilime listash oferte të njërës palë apo tjetër, debatet nxjerrin plus minuset e krerëve. Dy politikanët më jetëgjatë Berisha dhe Rama është mëkat ta mbyllin karrierën pa një debat që t’i mbetet arkivës. “

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!