Fushata në internet shpëton nga ekzekutimi tre persona në Iran

schedule17:25 - 19 Korrik, 2020

schedule 17:25 - 19 Korrik, 2020

Irani ka ndaluar ekzekutimet e tre personave që u dënuan me vdekje për protestat antiqeveritare vitin e kaluar, sipas një prej avokatëve të tyre.

Babak Paknia u tha gazetarëve se një kërkesë për rigjykim ishte pranuar nga gjykata supreme.

Vendimi vjen pasi një hashtag kundër ekzekutimit të tyre u shpërnda miliona herë në internet.

Ekspertët e KB dënuan me forcë vendimin e dënimit të tyre me vdekje, duke shtuar se ata janë torturuar dhe i janë nënshtruar gjyqeve të padrejta.

Amirhossein Moradi, Mohammad Rajabi dhe Saeed Tamjidi, të cilët raportohet të jenë në të 20-at e tyre ishin mes mijëra protestuesve në të gjithë Iranin që dolën në rrugë në nëntor kundër vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e karburantit.

Të tre personat u dënuan me vdekje në fillim të këtij viti, por ishte vendimi i gjykatës supreme për të mbështetur dënimin në fillim të kësaj jave që solli zemërimin e publikut, të cilët nisën fushatën me hashtagun “Persian #do_not_execute”.

Më shumë se 300 protestues u vranë dhe mijëra të tjerë u arrestuan gjatë sulmit të autoriteteve kundër trazirave të nëntorit.

Irani kryen më shumë ekzekutime se çdo vend tjetër, përveç Kinës, dhe ka vazhduar të përdorë dënimin me vdekje pavarësisht se në vend është shënuar shpërthimi më i madh i Covid-19 se në të gjithë Lindjen e Mesme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!