Fushata në Elbasan, Bardhi: Për cdo premtim do të jap llogari, këtu firmoset ndryshimi

schedule17:26 - 6 Shkurt, 2021

schedule 17:26 - 6 Shkurt, 2021

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka postuar një foto nga një takim që ka zhvilluar në qarkun e Elbasanit, ku është drejtues politik. Ai thotë se qytetarët mezi presin që të firmosin ndryshimin, ndërsa shton se për premtimet që ka dhënë sot, nëse pas 25 prillit do të vijë PD-ja në pushet do të japë llogari.

“Ka ardhur koha për t’u ndarë nga politika që premton dhe harron. Që premton dhe u kthen kurrizin njerëzve, e kujtohet për ta vetëm kur vijnë zgjedhjet. PD vjen para qytetarëve me program, me zgjidhje, me plan konkret për hallet e tyre. Jam i kënaqur pa masë që diferencat mes nesh janë të qarta kudo. Ne angazhohemi për punët dhe shërbimet që do ofrojmë. Do kem kurajon të jap llogari cdo ditë para qytetarëve për fjalën që them sot.

Asnjë mrekulli nuk premtojmë, po vemendje, përkushtim dhe se buxheti e paratë e shqiptarëve s’do të shkojnë më për 10 miq të qeverisë, po për bujqësinë, për arsimin, për familjet shqiptare. Kudo në Qarkun e Elbasanit, njerëzit mezi presin të firmosin ndryshimin. Janë shumë të lodhur nga mashtrimet, nga arroganca, nga lojërat e pehlivanëve që kanë ardhur këtu, kanë marrë pushtet e kanë menduar vetëm për veten e tyre. Elbasani fiton. Shqiperia fiton” shkruan Bardhi në një postim në Facebook./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!