Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Shaban Mehmeti në një intervistë për ABC-në e Mëngjesit këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me fushatën e vaksinimit në vendin fqinj.
Mehmeti është shprehur se fillimit me dozat e marra të vaksinave Pfizer nga Serbi do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të vijës së parë më pas do të nisë me mjekët e familjes.
Ndër të tjera ai është shprehur se së shpejti pritet që në Maqedoni të mbërrijnë dhe doza nga vaksina kineze dhe AstraZeneca.
“Në Maqedoninë e Veriut fillimisht janë vaksinuar punonjësit e vijës së bardhë, kemi rreth 4 mijë punonjës. Në Maqedoni ka një plan vaksinimi nga 8 mijë vaksina Pfizer që na kanë ardhur nga Serbia, faza e dytë është AstraZeneca rreth 100 mijë vaksina dhe mbi 200 mijë vaksina kineze që pritet që të vijnë deri në fund të shkurtit. Ndërkohë sa I përket skemës së vaksinimit të popullsisë, në fillim janë bluzat e bardha, personat në qendrat Covid , të moshuarit mbi 70 vjeç dhe më pas pjesa tjetër.
Të gjithë vaksinat anti Covid janë me dy doza. Vaksinat ruse dhe kineze janë me virus të dobësuar, dhe pse ne prioritet ne kemi Pfizer. Çdo ditë vaksinohen rreth 250 punonjës shëndetësorë në ditë, ndërkohë në ditët në vijim presim që fushata e vaksinimit të ketë një shtrirje më të gjerë në poliklinikat e qyteteve për të arritur një shifër të lartë të personave të vaksinuar”, ka thënë ai./abcnews.al