Fushata e vaksinimit në Brazil në rrezik, njerëzit refuzojnë të marrin dozën e dytë

schedule14:46 - 23 Prill, 2021

schedule 14:46 - 23 Prill, 2021

Fushata  e vaksinimit në  Brazil po rrezikohet nga personat që refuzojnë të marrin dozën e dytë. Mbi 1.5 milion persona nuk janë paraqitur në institucionet përkatëse për të marrë dozën e dytë, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Autoritetet e përfshira në fushatë thanë se pjesëmarrja e ulët ishte për shkak të mungesës së komunikimit nga ana e qeverisë duke bërë që personat të mos kuptonin rëndësinë e dozës së dytë apo thjesht të harronin se kur ishte takimi i radhës.

Specialistët thonë se kjo situate është shqetësuese pasi një studim i kohëve të fundit nga Kili zbuloi se vaksina Sinovac Biotech e cila përbën  80% të fushatës së vaksinimit  në Brazil është vetëm 16% efektive pas dozës së parë.

Brazili ka regjistruar 380.000 viktima, numri i dytë më i lartë i viktimave pas SHBA-së ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!