Fushata e re e Interpol, kërkon ndihmë për identifikimin e 22 grave

schedule09:25 - 10 Maj, 2023

schedule 09:25 - 10 Maj, 2023

Interpoli  njoftoi sot se po fillon për herë të parë një fushatë për të ndihmuar publikun e gjerë të identifikojë trupat e 22 grave të gjetura gjatë një periudhe dekadash në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.

Këto trupa, më i vjetri prej të cilëve u gjet në një parking në tetor 1976 në Holandë  dhe më i fundit në një park në gusht 2019 në Belgjikë, nuk kanë qenë në gjendje të identifikohen nga shërbimet e policisë kombëtare, “pjesërisht” sepse këto gra nuk e kishin origjinën nga vendet në fjalë, thuhet në deklaratën e Interpolit.

“Ka mundësi që këto trupa të jenë lënë aty ku janë gjetur për të vështirësuar hetimin mjeko-ligjor”, nënvizon në njoftimin e saj edhe organizata ndërkombëtare e bashkëpunimit policor.

Në veçanti, Interpoli do të bëjë publike në faqen e tij të internetit dhe në llogaritë e tij në rrjetet sociale informacione të përzgjedhura. Për secilën nga 22 viktimat, do të publikohet edhe një fotografi, bazuar në teknologjitë e rindërtimit të fytyrës dhe detajet e vendit dhe datës së zbulimit të trupit, efektet e tij personale, veshjet.

“Janë shqyrtuar të gjithë skenarët për zgjidhjen e këtyre rasteve. Identifikimi i një trupi ka dy qëllime: të identifikojë atë person dhe të njoftojë familjet dhe të hapë hetime për të gjetur të dyshuarit në rast vrasjeje “, shton Laurent.

Këto dosje të ndryshme “nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, por e përbashkëta e tyre është “konteksti i tyre ndërkombëtar”, sqaron zyrtari.

“Disa nga këto gra besohet se janë nga rajone të Europës Lindore”, thuhet në deklaratë.

E quajtur ‘Identify Me’ , kjo fushatë e parë mund të përfshijë edhe raste të tjera.

/abcnews.al