Fushata e demokratëve/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me banorët e Borshit

schedule13:23 - 24 Prill, 2025

schedule 13:23 - 24 Prill, 2025

Borshi ishte ndalesa e radhës e kreut të PD, Sali Berisha, për fushatën elektorale.

Berisha prezantoi përpara simpatizantëve kandidatët për deputetë të kësaj force politike.

“Shpreh mirënjohje për të gjithë mbështetjen e borshiotëve në dekada ndaj PD dhe garantoj se problemet madhore me të cilat përballeni sot, siç është problemi i pronës, një problem shumë serioz, do jetë në krye të listës së përparësive tona për t’i dhënë përgjigje përfundimtare 4-vjeçarin që vjen. Ne do kthejmë pronën tek i zoti, do i kompensojmë pronën të zotit me tokë ose me para. Ne evaduam 54 mijë dosje prone. Kanë evaduar 800 dosje në 12 vite. Dhe u garantoj se po të vazhdonim me ato ritme, do u jepnim përgjigje përfundimtare sepse krijuam një fond prej 70 mijë hektarë tokë shtetërore në zona turistike, me të cilat ne do kompensonim pronarët dhe do kthenim ato që ishin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!