“Fusha është betejë ku derdhet djersë dhe gjak”, Tifozat Kuq e Zi: Vijmë për flamurin, jo për ju!

schedule09:50 - 1 Tetor, 2022

schedule 09:50 - 1 Tetor, 2022

Humbja me Izraelin dhe barazimi në “Air Albania” me Islandën kanë zhgënjyer çdo tifoz, të madh e të vogël.

Asnjëherë nuk kishte ndodhur që tifozët e zjarrtë të kombëtares të dilnin kundër lojtarëve, siç ndodhi pas barazimit me Islandën.

Vetëm pak ditë pas kësaj ndeshje, ka ardhur edhe reagimi nga tifogrupi i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë një mesazh drejtuar lojtarëve të ekipit.

Reagimi i “Tifozëve Kuq e Zi”:

“Tifozat Kuq e Zi kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë!

Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.

Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim.

Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi.

Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund t’i tregoni cilësitë e juaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!

Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për tu parë.

Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!

E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria nuk ka asgjë!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!