Boksieri britanik Tyson Fury ka fituar mbrëmë ndaj Francis Ngannou me vendim të gjyqtarëve, vendim ky i cili për shumë njerëz është i diskutueshëm pasi pretendojnë se fitorja i takonte kamerunasit që për herë të parë sprovoi vetën në boks.
Në prani të miliona shikuesve, e ndër ta edhe mera të njohur të futbollit e muzikës, dhjetë raundet e ndeshjes ishin fantastik. Aty Ngannou dëshmoi se di të boksojë, e këtë më së miri e dëshmoi në raundin e tretë ku edhe e rrëzoi fuqishëm boksierin britanik.
Pas 10 raundeve, gjyqtarët shënuan 94-95, 96-93 dhe 95-94 në favor të Furyt, i cili tha se respekton kundërshtarin nga i cili ka marrë goditjen më të rënd në dhjetë vitet e fundit.
Francis Ngannou tha se tash e kuptoj se si duhet të boksojë dhe do të vazhdojë të punojë shumë, bashkë me ekipin e tij për sfidën e ardhshme.