Kevin Demneri është kampioni i Fury Fight Club 1, ndërsa ofroi spektakël këtë të dielë në Tiranë, në Sheshin Nënë Tereza.
Fury Fight Club solli duele mjaft interesante në disiplinat luftarake, ku u zhvilluan pesë përballje, me sportistët e kombëtares shqiptare olimpike të boksit që u përballen me rivalët e përfaqësueses greke të boksit olimpik.
Kevin Demneri triumfoi në peshën e 85 kg në kick box dhe u shpall kampion i dueleve të Fury Fight Club 1./ h.ll/abcnews.al