Policia ka shkatërruar një grup kriminal në Itali, duke çuar në arrestimin e 25 personave dhe sekuestrimin e disa pasurive me vlerë 4 miliona euro, sipas mediave italiane.
Bëhet fjalë për një rrjet trafikatësh ndërkombëtarë të drogës dhe të armëve që furnizonin zonën veriore të Kalabrisë me kokainë nga Amerika e Jugut. Goditja e fundit kundër klanit ‘Abbruzzese Forastefano’ që vepronte në Sibariride, Dda e Catanzaro me regji nga Nicola Gratteri ndodhi mëngjesin e sotëm.
Operacioni i kryer nga Guardia di Finanza konfirmon interesat e thella të bandës që vepron në Cassano, Sibari, Corigliano Rossano dhe vendet fqinje, hetimet për të cilën nisën që në vitin 2015.
/abcnews.al