Furnizon Rusinë me dronë kamikazë, Kuleba-Zelenskyy-t: T’i ndërpresim marrëdhëniet diplomatike me Iranin

schedule15:27 - 18 Tetor, 2022

schedule 15:27 - 18 Tetor, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që të shqyrtojë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Kërkesa e ministrit ukrainas pas pretendimeve se Rusia po përdor drone të prodhuar nga Irani në Ukrainë. Këto akuza mbështeten kryesisht nga inteligjenca perëndimore. Megjithatë, Rusia i mohon akuzat.

Kuleba tha se Teherani ka furnizuar Moskën me armë, ndërsa Rusia rinovon bombardimet në infrastrukturën në qytetet kryesore të Ukrainës.

Ai tha se kjo është arsyeja se përse Irani mban përgjegjësi të plotë për vdekjet dhe shkatërrimet e mëvonshme. Ministri shtoi se Kievi do t’i dërgojë një notë zyrtare Izraelit duke kërkuar furnizime të menjëhershme të mbrojtjes ajrore dhe bashkëpunim në këtë sektor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!