Një 77-vjeçar në Lushnje ka humbur jetën pasi u përplas nga një furgon ndërsa udhëtonte me një karrocë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së premtes, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Savër-Fiershegan.
Një 26-vjeçar me iniciale D. B., banues në Tiranë ndërsa drejtonte automjetin furgon sprinter tip “Benz” përplasi të moshuarin që po udhëtonte me karrocë duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.
Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në komisariat dhe po kryen veprimet procedurale. s.b/abcnews.al/