Furgoni del nga rruga, plagoset drejtuesi në Librazhd

schedule20:19 - 30 Maj, 2020

schedule 20:19 - 30 Maj, 2020

Një person është plagosur pasditen e kësaj të shtune në Librazhd si pasojë e një aksidenti rrugor.

Burime për Abc News bëjnë me dije se një furgon ka dalë nga rruga duke u përmbysur, si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mirakë të Librazhdit, ku furgoni me targë AA079NY për shkak të largështirës ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Librazhdit ku po merr dhe ndihmën mjekësore. /abcnews.al