Funerali shtetëror për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe do të kushtojë 12 milionë dollarë

schedule09:39 - 6 Shtator, 2022

schedule 09:39 - 6 Shtator, 2022

Funerali shtetëror i ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra më 8 korrik teksa mbante një fjalim fushate pranë një stacioni treni në qytetin Nara, do të mbahet në Tokio më 27 shtator.

Publiku japonez do të shpenzojë rreth 1.65 miliardë jen, 12 milionë dollarë për funeralin, sipas vlerësimeve të fundit të qeverisë, të cilat përfshijnë kostot e masave të sigurisë dhe pritjes së mysafirëve.

Qeveria njoftoi në fund të gushtit një buxhet shumë më të vogël për funeralin që do të bëhet një shpenzim publik, në vlerën 250 milionë jen. Por u kritikua për këtë shumë dhe u konsiderua joreale dhe nuk përfshinte shpenzimet për sigurinë dhe mikpritjen e personaliteteve japoneze.

Qeveria e Fumio Kishida tani vlerëson se shpenzimet për masat e sigurisë do të arrijnë në 800 milionë jen dhe për pritjen e delegacioneve të huaja në rreth 600 milionë jen, tha zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno.

Rreth 6,000 të ftuar pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore. Ky numër përfshin anëtarë të 190 delegacioneve të huaja dhe rreth 50 vende do të dërgojnë krerët e tyre të shteteve ose zyrtarë të lartë qeveritarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!