Ndër dobësitë e mëdha të Mbretëreshës Elizabeth II ishin kuajt dhe kalërimi. Mbi të gjitha, dihej se ajo pëlqente të shikonte gara me kuaj, ndërsa ajo vetë tregonte dashuri të madhe për kuajt e saj.
Emma, the Queen’s fell pony, stands as the Ceremonial Procession of the coffin of Queen Elizabeth II arrives at Windsor Castle for the Committal Service at St George’s Chapel 💔💔 #queensfuneral #QueenElizabethII 📸@PA pic.twitter.com/rBvOqPNoUl
— Derek Momodu (@DelMody) September 19, 2022
Surprizën e madhe megjithatë e ka bërë “Emma”, “bukuroshja e zezë” e preferuar e mbretëreshës, e cila është shfaqur në rezidencën e fundit të Elizabeth, në Kështjellën Windsor. Shfaqja e kalit të preferuar të mbretëreshës kishte një rëndësi simbolike dhe emocionale, ndërsa procesi i lamtumirës së saj po përfundonte.
Gjatë procesionit të makinës mbretërore, kali i zi i mbretëreshës qëndronte në anë të rrugës. Emma, një poni 24 vjeç.
The Queen’s corgis, Muick and Sandy, and her personal riding horse, Emma, wait at Windsor Castle ahead of her burial. pic.twitter.com/7RU1OhlSTK
— The Royal Family Channel (@RoyalFamilyITNP) September 19, 2022
Megjithatë, Elizabeth II kishte dobësi edhe për qentë e saj. Dy qentë, Muick dhe Sandy u mbajtën nga dy roje të kështjellës, duke pritur që të mbërrinte procesioni me trupin e mbretëreshës. /abcnews.al/