Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Funerali i Kirk/ Trump: Aktivisti, rol kyç në fitoren e zgjedhjeve në 2024

schedule12:44 - 22 Shtator, 2025

schedule 12:44 - 22 Shtator, 2025

Mijëra njerëz morën pjesë në një ceremony përkujtimore për aktivistin konservator Charlie Kirk në Arizona, ku I pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbajti një fjalim në stadiumin “State Farm”, ku veç tij ishin edhe zyrtarët më të lartë të administratës përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance.

Trump tha se Kirk luajti një rol kyç në fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2024 dhe e cilësoi atë si një hero, një “martir të lirisë amerikane.

“Charlie Kirk ishte, pa dyshim, ndër figurat më me ndikim në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë. Zgjedhjet e asaj dite të bukur, 5 nëntorit 2024. Ai ishte një misionar me një shpirt fisnik dhe një qëllim të madh, shumë të madh. Ai nuk i urrente kundërshtarët e tij. Ai donte më të mirën për ta. Këtu nuk isha dakord me Çarlin. E urrej kundërshtarin tim dhe nuk i dua më të mirën. Ai është tani një martir për lirinë amerikane. E di që flas në emër të të gjithëve këtu sot kur them se askush prej nesh nuk do ta harrojë kurrë Charlie Kirk”

Trump sulmoi gjithashtu atë që e quajti “e majta radikale” dhe e fajësoi për dhunën në vend. Administrata Trump po kërkon një goditje ndaj të majtës, e cila nga ana tjetër ka hedhur akuza për se vdekja e Kirkut po përdoret si pretekst për të ndërhyrë në liritë civile.

Bashkëshortja e aktivistit të vrarë, Erikla Kirk mbajti gjithashtu një fjalim, në të cilin tha se e ka falur vrasësin e Charlie.

“E fal sepse kjo ishte ajo që bëri Krishti dhe kjo është ajo që do të bënte Çarli. Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtje”, tha Erika Kirk.

Charlie Kirk ishte 18 vjeç kur bashkëthemeloi Turning Point USA, një organizatë studentore e fokusuar në përhapjen e ideve konservatore në kampuset e kolegjeve.

Ai mbante debate në kampuset dhe u bë i njohur për stilin e tij të debatit, duke i ftuar studentët të dilnin në mikrofon dhe të sfidonin botëkuptimin e djathtë. Megjithatë shumë nga idetë e tij janë cilësuar si përçarëse, deri në kufijtë e racizmit apo mizogjenisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!