Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot u përcoll për në banesën e fundit me një funeral që u mbajt në Sint Tropez, vendpushimin e Rivierës Franceze ku ajo jetoi për më shumë se gjysmë shekulli pasi u tërhoq nga fama.
Banorët dhe admiruesit duartrokitën konvojin e funeralit ndërsa arkivoli i Bardot, dikur një nga gratë më të fotografuara në botë, përcillej nëpër rrugët e ngushta të qytetit.
Qindra njerëz u mblodhën në qytetin e vogël për të ndjekur lamtumirën në ekranet e mëdha të vendosura në port dhe në dy sheshe.
Bardot do të prehet në një varrezë me pamje nga Deti Mesdhe, sipas bashkisë së Saint-Tropez. Po aty prehen edhe prindërit e saj dhe bashkëshorti i saj i parë, regjisori Roger Vadim.
Aktorja e njohur u nda nga jeta më 28 dhjetor në moshën 91 vjeç në shtëpinë e saj në Francën jugore, pas një beteje me kancerin.
Bardot dhe u tërhoq nga kinematografia në vitin 1973 në moshën 39 vjeçare, pas një karriere ndërkombëtare që përfshinte dhjetëra filma.
Ndërsa u tërhoq nga industria e filmit, ajo mbeti një figurë publike dhe shpesh kontroverse përmes dekadave të aktivizmit për të drejtat e kafshëve dhe lidhjeve me politikën e ekstremit të djathtë.


