Funerali i Alexei Navalny, trupi i liderit të opozitës ruse mbërrin në kishë

schedule11:59 - 1 Mars, 2024

schedule 11:59 - 1 Mars, 2024

Një makinë që mban trupin e Alexei Navalny ka mbërritur në kishën e Moskës ku do të mbahet ceremonia e lamtumirës së tij. Ceremonia është planifikuar të fillojë në orën 14:00 me orën lokale.

Diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët gjermanë, francezë dhe amerikanë, kanë mbërritur në kishë për t’i bërë nderimet e tyre Alexei Navalny.

Alexander Graf Lambsdorff, Pierre Levy dhe Lynne Tracy janë fotografuar pranë kishës, të veshur me të zeza dhe duke mbajtur trëndafila të kuq.

Ndërsa ceremonia e varrimit të Alexei Navalny po zhvillohet në Moskë, rrjetet sociale të ekipit dhe fondacionit të tij kanë publikuar një mesazh: “Putini vrau Alexei Navalny”.

Shumë liderë perëndimorë e kanë fajësuar presidentin rus për vdekjen e tij, një akuzë e mohuar ashpër nga Kremlini.

Ndërkohë sipas raporteve, snajperistët janë pozicionuar në çatitë e Moskës gjatë funeralit të Alexei Navalny.

Ndërkohë, Anatoli Navalny dhe Lyudmila Navalnaya, prindërit e disidentit rus që vdiq në një burg në Siberi, u fotografuan duke ecur drejt kishës në Moskë për funeralin e djalit të tyre. 

Navalny vdiq më 16 shkurt në koloninë penale në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera në gusht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!