Fundoset varka: Humbin jetën 74 refugjatë nga Libia, mes tyre edhe fëmijë

schedule19:07 - 12 Nëntor, 2020

schedule 19:07 - 12 Nëntor, 2020

Të paktën 74 refugjatë janë mbytur në gjirin e Libisë. Lajmi u bë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

“Anija mbante mbi 120 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, specifikon IOM. Dyzet e shtatë të mbijetuar u nxorën në breg nga rojet bregdetare libiane dhe nga peshkatarët, ndërsa 31 trupa u gjetën në det. Kërkimi për viktimat vazhdon.” .

Njoftohet se që nga e marta të paktën 19 persona, përfshirë dy fëmijë u mbytën pasi dy anije u përmbysën në Mesdheun Qendror, ndërsa OJQ Armët e Hapura shpëtuan më shumë se 200 vetë në tre operacione.

Në tetor, të paktën 140 emigrantë u mbytën në brigjet e Senegalit në atë që Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e përshkroi si mbytjen më vdekjeprurëse të këtij viti. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!