Një mjet lundrues është fundosur në plazhin e Jalës në Himarë. Mësohet se bëhet fjalë për një fllugë, në pronësi të Jorgo Andonit. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 08.14.
Për fat të mirë, në varkë nuk ka pasur njerëz në momentin e fundosjes dhe për rrjedhojë nuk ka të lënduar.
NJOFTIMI
“Himarë/Informacion paraprak
Gjatë paradites, në Jalë, Himarë, mjeti lundrues varkë, në pronësi të shtetasit J. A., është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij. Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.” /abcnews.al/