Fundoset anija, mbyten 26 persona në Uganë

schedule08:03 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 08:03 - 26 Dhjetor, 2020

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën, pasi një anije u fundos në liqenin Albert, në kufirin midis Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Anija po mbante pasagjerë në veri-lindje të liqenit të mërkurën kur e “goditi një erë të fortë” dhe u fundos  nën ujë, tha të premten zyrtari lokal Ashraf Oromo.

“Anija kishte mbi 50 persona në bord, 26 trupa janë gjetur, 21 njerëz u shpëtuan”, tha Oromo. “Kërkimet po vazhdojnë dhe nuk pritet të ketë më të mbijetuar.”, shtoi ai.

Tetëmbëdhjetë njerëz u mbytën kur dy anije u përmbysën në incidente të ndryshme në Republikën Demokratike të Kongos në qershor. g.v/abcnews.al