“Fundosen” italianët, Zvicra shënon golin e dytë ndaj “Të Kaltërve”

schedule19:09 - 29 Qershor, 2024

schedule 19:09 - 29 Qershor, 2024

“Të Kaltërit” e Italisë nisën pasditen e kësaj të shtune fazën e 1/8-ve, të Euro 2024, teksa përballë kanë “Helvetët” e Zvicrës, me këta të fundit, që duket se nuk janë një kundërshtar i lehtë, për kampionët në fuqi dhe këtë e kanë treguar sërish në minutën e 47′-të, të sfidës.

Pasi asistoi golin e parë, tashmë Ruben Vargas arriti të gjejë sërish rrugën e rrjetës, ku kësaj here ishte vetë golshënuesi, teksa arrin të dërgojë mrekullisht pas shpatullave, të Donnarumma, një pasim perfekt të Aebischer. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!