Fundjavë super: Tre shqiptarë në “top11”, Kastrati ylli i javës në Kroaci

schedule09:27 - 5 Shkurt, 2020

schedule 09:27 - 5 Shkurt, 2020

Katër gjuajtje, tre në portë dhe dy prej tyre përfunduan në rrjetë. Lirim Kastrati është lojtari më i vlerësuar në Kroaci, teksa përzgjidhet si lojtari më i mirë i javës. Telesport.hr, që çdo javë publikon formacionin më të mirë, referuar të dhënave të marrë nga Instat Sports, ka publikuar yjet e javës dhe Kastrati ka një indeks vlerësimi që kap shifrën 364, më shumë se kushdo.

Një tjetër lojtar i Lokomotiva Zagreb është vlerësuar. Jon Mersinaj ka bërë një ndeshje mjaft të mirë në fitoren kundër Rijeka, teksa ia ka dalë të ndalojë 14 pasime të kundërshtarëve. I saktë edhe në pasime, 44 në 54, ndërkohë që ka qenë i pakalueshëm në duelet një për një, duke i fituar të gjashta. Gjithashtu ka nxjerrë tre herë me sukses ekipin e tij në sulm, në po aq herë sa ka provuar.

RISIA – Pozicioni ri për Francesco Tahiraj, në të majtë të mbrojtjes. Vlonjati është përfshirë direkt në formacionin më të mirë, pas në takimin e Hajduk Split (mposhti 0-3 Varazdin) ai ka krijuar dy mundësi shënimi goli, ka dhënë një asist dhe ka bërë një gjuajtje në kuadrat. Në pasime ka qenë i saktë, duke realizuar 43 nga 50. Gjithashtu ai ka fituar 6 nga 12 duelet, ndërkohë që ka bërë edhe dy driblime. /abcnews.al

 

Formacioni i javës së 20-të në Kroaci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!