15 ditëshi i dytë i korrikut i ka sjellë Borshit atmosferën e munguar duke u populluar kështu me turiste vendas dhe të huaj
Shumë po preferojnë Borshin për të pushuar.
Pushuesit shqiptarë, por edhe ata pak të huaj i kanë dhënë jetë këtij plazhi.
Rastet me Covid po rriten çdo ditë, turistët nuk mungojnë. Në shezllone, pushuesit ruajnë distancën nga njëri tjetri.
“Turistët shprehen se nuk kanë frikë. “Pjesën e Covidit ne nuk e kemi përjetuar fare. Kemi ardhur ndoshta direkt pas karantinës dhe kemi bërë pushime si njerëz normale”, shprehet një pushuese.
Shtimi i pushuesve u ka dhënë shpresë operatorëve turistikë në këtë zonë.
“Ka shumë pak krahasuar me vitet e tjera. Uroj gushti të na e mbushë plot. Të vetmen gjë që kam parë te turistët është se e pëlqejnë bregdetin tonë”.
Në gjysmën e dytë të korrikut kjo fundjavë ka sjell në Borsh një numër më të lartë pushuesish në Borsh, krahasuar me pjesën e parë të muajit. Ky plazh konsiderohet si një nga zonat me atraktive në jug. /abcnews.al