Orët e para të së premtes kanë shënuar fluks të lartë të qytetarëve dhe mjeteve në pikën e përbashkët kufitare të Morinës. Mijëra automjete kaluan kufirin në orët e para të ditës, duke regjistruar njërën prej fundjavave më të ngarkuara në këtë pikë gjatë gjithë këtij sezoni turistik veror.
Policia kufitare operoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle pa arritur të shmangë kolonat e gjata me autovetura dhe autobuzë.
Edhe përgjatë Rrugës së Kombit është vënë re prezencë e lartë automjetesh ndërsa në segmentin Ura e Drinit të Zi deri tek Ura gjashtëmetroshe u krijuan radhë të gjata automjetesh për shkak të ngushtimit të rrugës si rrjedhojë e punimeve që po kryhen për ndërtimin e urës së re mbi lumin Drin./abcnews.al