Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Maqedoninë e Veriut ku një efektiv policie është vrarë me thikë.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Veles. 40 vjeçari nuk ka arritur që të mbijetojë plagëve të marra.
Nga MPB thonë se janë duke e hetuar rastin dhe më shumë detaje do të japin gjatë ditës së sotme.
Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për vrasje për shkaqe të xhelozisë, ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një grua./abcnews.al