Për gati 15 vjet dominuan skenën e futbollit botëror dhe atë të ceremonive të “Topit të Artë”, mirëpo tani ka nisur një erë e re me Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, që kanë hapur krahun për “yjet” e tjerë të së tashmes dhe të ardhmes.
Si sulmuesi argjentinas, ashtu edhe ai portugez janë jashtë listës së shkurtër të kandidatëve për të fituar “Topin e Artë 2024”.
Kjo është konfirmuar edhe nga gazetari i mirënjohur i merkatos Fabrizio Romano, i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, i cili ka zyrtarizuar gjithçka. /i.m /abcnews.al