Fundi i një epoke: Microsoft do të mbyllë Internet Explorer

schedule19:19 - 21 Maj, 2021

schedule 19:19 - 21 Maj, 2021

Internet Explorer do të mbyllet pas më shumë se 26 vitesh. Shfletuesi i internetit do të mbyllet zyrtarisht më 15 qershor 2022, tha gjigandi i teknologjisë Microsoft. Dikur shfletuesi më i përdorur i internetit, Internet Explorer ka qenë në rënie për gati dy dekada.

Pjesa e tregut të shfletuesit ra në pragun e 50 përqindsh-it në 2010 dhe tani qëndron në rreth 5%, sipas NetMarketShare. Chrome nga Google është motori i kërkimit kryesor, duke kryesuar në treg me 69 përqind.

“Ne po njoftojmë se e ardhmja e Internet Explorer në WindoWs 10 është në Microsoft Edge,” tha kompania duke thënë se shfletuesit tjetër Microsoft Edge është një përvojë më e shpejtë, më e sigurt dhe më moderne e shfletimit sesa Internet Explorer. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!