Është padyshim mes më të mirëve, në historinë e futbollit zviceran.
“Ylli” shqiptar, Xherdan Shaqiri arriti të vendoste një tjetër rekord, në karrierën e tij, teksa me golin e tij, ndaj Skocisë, në Euro 2024 u bë i vetmi lojtar evropian, që ka arritur të shënojë në 6 turne madhorë radhazi.
Bëhet fjalë për Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Botërorin 2018, Euro 2020 (2021), Kupën e Botës, në Katar, 2022, si dhe tanimë në Gjermani, duke shkruajtur me gërma të arta emrin e tij, në historinë e futbollit.
Megjithatë, duket se kohës së tij te kombëtarja “Helvete” i ka ardhur fundi, me vetë “yllin” nga Gjilani, i cili ka njoftuar paraditen e kësaj të hëne tifozët, se i ka dhënë fund aventurës së tij me Kombëtaren.
“Shtatë kompeticione, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha e lamtumirës nga ekipi kombëtar. Kujtime të bukura dhe të paharrueshme për mua. Dua t’u them të gjithëve: FALEMINDERIT”,- shkruan Xherdan Shaqiri, i cili me “Helvetët” zhvilloi në total plot 125 përballje, ku shënoi 32 gola e asistoi 34 të tjerë. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i Xherdan Shaqirit: