Fund tragjik për turisten kineze, bie në kraterin e vullkanit duke bërë ‘selfie’ në Indonezi

schedule15:39 - 22 Prill, 2024

schedule 15:39 - 22 Prill, 2024

Një 31-vjeçare kineze pati një fund tragjik kur, në përpjekjen e saj për të bërë foto, ajo ra nga një lartësi prej 76 metrash në kraterin e një vullkani aktiv  në Indonezi.

Aksidenti ndodhi në 20 prill në zonën Banyuwangi, e cila së bashku me burrin e saj duke u ngjitur në shpat me një udhërrëfyes për të parë lindjen e diellit nga skaji i vullkanit.

Por teksa 31-vjeçarja ka pozuar për fotot, fundi i saj është kapur në një moment, dhe ajo është rrëzuar. U deshën më shumë se dy orë që shpëtimtarët të merrnin trupin e saj.

Sipas raporteve të cituara nga Daily Mail, trupi i saj do të dërgohet në Bali përpara se të dërgohet në Kinë.

/abcnews.al